×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosovarët me shtetësi kanadaze nuk lejohen të udhëtojnë drejt aeroportit të Prishtinës

    Reporteri
    12 Korrik 2020 | 8:17

    Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Kanada, ka bërë të ditur se kosovarët që kanë nënshtetësi kanadeze, nuk po lejohen të udhëtojnë në Kosovë.


    Sipas një njoftimi të bërë në faqën e tyre në Facebook, është thënë se ata janë njoftuar nga bashkëatdhetarët se nuk janë lejuar të vijnë në Kosovë.

    “Ne i kemi njoftuar kohe me pare autoritetet e aeroportit te Torontos se nuk ka asnje restrikcion per shteteasit kanadez qe te udhetojne drejt Republikes se Kosoves. Andaj deri me sot nuk eshte paraqitur ndonje problem per te gjithe pasagjeret qe kane prenotuar biletat per ne Kosove. Ne jemi ne kontakt te vazhdueshem me autoritetet kanadeze qe kjo ndalese per pasagjeret te evitohet sa me pare. Ne poashtu rekomandojme te gjithe bashkatdhetaret tane qe posedojne vetem pasaporte kanadeze, deri ne tejkalimin e kesaj situate, te pajisen me dokumente te Republikes se Kosoves ne zyren tone ne Toronto ne cdo kohe, pra edhe gjate vikendit” thuhet në njoftim. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!