×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosovarët sërish në protestë, tani pak më ndryshe dhe jo në Prishtinë

    Reporteri
    14 Maj 2020 | 15:12

    Përfaqësues të bizneseve kanë protestuar të enjten protestë para objektit të Komunës së Gjilanit, duke shprehur në këtë mënyrë kundërshtimin e tyre për riorganizimin e rrugës “Mulla Idrizi”.


    Sipas tyre, pushteti komunal pa konsultim me banorët dhe bizneset të cilët zhvillojnë veprimtarinë në atë rrugë, ka vendosur që qarkullimi i mjeteve të zhvillohet vetëm me një kahje. Ata vlerësojnë se me këtë vendim janë dëmtuar bizneset të cilët kanë shënuar rënie të hyrave financiare meqë tani qarkullimi në këtë pjesë të qytetit është më i vogël.

    Me të parë protestën përfaqësuesit e komunës i kanë ftuar në takim banorët. Dhe përfaqësues të bizneseve të cilët kanë protestuar kanë zhvilluar takim me përfaqësuesit e komunës për të sqaruar pozicionet e tyre.

    Komuna insiston se riorganizimi i rrugës në fjalë është vetëm një pilot-projekt dhe se vendimi për riorganizim i takon Kuvendit Komunal.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!