Policia e Kosovës ka kapur një person në pikë kalimin kufitar në Merdare, pasi po qarkullonte me veturë me targa të skaduara.
Derisa i dyshuari mashkull kosovar ka qenë duke e ngarë automjetin me targa te huaja është ndaluar nga policia në pikë kalimin kufitar në Merdarë, dhe gjatë verifikimit të dokumentacionit ka dyshim të bazuar se vetura e njëjtë që nga viti 2015 nuk posedon regjistrim nga vendi që ka origjinë dokumentacioni i veturës.
Sipas policisë, e njëjta veturë është konfiskuar pasi që i ka ikur obligimeve të detyrueshme Doganore.
Ndërkohë, i dyshuari pas intervistimit me vendim të Prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.