×
  • Lajme
  • Lajme / Detaje

    Kosovari në Itali dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e gruas shtatzënë

    Reporteri
    09 Korrik 2025 | 19:48

    Pas dy orësh shqyrtimi, Gjykata e Trevisos i dha dënimin maksimal Bujar Fandajt, 40-vjeçarit me origjinë nga Kosova, i cili rrëfeu vrasjen e Vanessa Ballan, 26 vjeç, gruas që ishte shtatzënë në kohën e krimit.

    Vrasja ndodhi më 19 dhjetor 2023, në Riese Pio X (Treviso). Salla e gjyqit ishte kapluar nga emocionet, teska prindërit e vajzës shpërthyen në lot kur u lexua vendimi.

    “Drejtësia është bërë, por ju jeni të mallkuar për jetë”, bërtitën ata.

    Bujar Fandaj, i përfaqësuar nga avokatet Chiara Mazzocato dhe Daria Bissoli, mori pjesë në dhënien e vendimit dhe më pas u dërgua përsëri në burg. Më 19 dhjetor, dy vjet më parë, Vanessa Ballan u gjet e vdekur në shtëpi nga partneri i saj me plagë të shumta thike.

    Dyshimi u përqendrua menjëherë te Bujari, me të cilin Ballan kishte pasur më parë një lidhje romantike, të cilën ajo e përfundoi në verën e vitit 2023 me vendimin e saj. Një vendim që ai dyshohet se nuk e pranoi dhe për të cilin dyshohet se mori hak.

    Pasi hyri në shtëpi duke hapur me forcë një dritare, Bujari e sulmoi gruan e re, nënë e një fëmije 5 vjeç dhe shtatzënë me partnerin e ri, e goditi tetë herë me thikë përpara se të largohej duke u përpjekur të planifikonte arratisjen e tij nga Italia. Burri u arrestua nga karabinierët disa orë më vonë në shtëpinë e tij, ku ai pranoi krimin, megjithëse më vonë u përpoq të mohonte paramendimin./TCH

    Kosovari në Itali dyshohet se vrau me thikë një grua shtatzënë, ajo e kishte denoncuar më herët për përndjekje

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!