×
  • Lajme
  • Lajme

    Refuzohen 3 mijë e 435 zarfe me vota nga diaspora

    Reporteri
    19 Shkurt 2021 | 13:40

    Deri tani janë refuzuar 3 mijë e 435 zarfe me fletëvotime nga diaspora.


    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se nga 11 653 pako të supozuara me fletëvotime që i janë nënshtruar procesit të vlerësimit, janë aprovuar 8 212 zarfe me fletëvotime.

    “Arsyet e refuzimit të tyre janë të ndryshme. Disa prej këtyre pakove janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës; disa të tjera për shkak se janë dërguar nga persona që janë refuzuar në periudhën e aplikimit. Po ashtu, në disa raste pakot janë dërguar nga votues të paidentifikuar (votim grupor); apo se në pakon që kanë dërguar kanë bashkangjitur dokumente jo-valide”, tha Elezi.

    Ai po ashtu tha se sipas të dhënave të deritashme, QNR-ja ka rritur që nga 2 382 vendvotime të procesojë në sistem të dhënat nga formularët e subjekteve politike për 2 100 vendvotime (88.16%) si dhe të dhënat nga formularët e kandidatëve për 1 679 vendvotime (70.49%).

    Po ashtu Elezi bëri të ditur se deri më tani është skanuar lista përfundimtare e votuesve nga 2 035 vendvotime (85.43%).

    “ Po ashtu, shërbimi votues i KQZ-së është duke vijuar me procesin e vlerësimit të rreth 43 mijë e 500 pakove të supozuara me fletëvotime dhe selektimin e tyre, të cilat i kemi pranuar gjatë periudhës së votimit përmes postës.

    Ky proces verifikimi do të na ndihmojë që të japim përgjigje se sa është numri i saktë i fletëvotimeve nga jashtë vendit”, tha Elezi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!