×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ: Deri tani janë rinumëruar 161 vendvotime

    Reporteri
    24 Shkurt 2021 | 17:03

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke vazhduar me përmbushjen e detyrimeve kushtetuese dhe ligjore me qëllim të përmbylljes së procesit zgjedhor të 14 shkurtit.


    Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, në një konferencë për medie, ka thënë se kanë shtuar kapacitetet e numërimit në QNR.

    Në këtë kontekst, ai ka thënë se deri më tani janë rinumëruar 161 vendvotime, janë aprovuar 39 mijë vota nga diaspora dhe janë refuzuar 14 mijë të tjera.

    “Deri më tani janë rinumëruar rreth 33 për qind e vendvotimeve apo 161 nga 494 sa është numri i përgjithshëm i tyre. Arsyet tashmë janë bërë të ditura, por rikujton se kanë të bëjnë me: bartje të gabuar të votave në formularin e subjekteve politike (35 vendvotime); bartje të gabuar të votave në formularin e kandidatëve (6 vendvotime); kandidati apo kandidatët kanë më shumë vota se subjekti politik (370 vendvotime); dhe subjekti ka vota ndërsa kandidatët jo dhe anasjelltas (83 vendvotime). Po ashtu, në këtë qendër, shërbimi votues i KQZ-së është duke vijuar me procesin e vlerësimit të rreth 43 mijë e 500 pakove të supozuara me fletëvotime që kanë ardhur nga jashtë Kosovës. Sipas të dhënave më të fundit janë hapur 31 mijë e 164 pako të supozuara me fletëvotime, prej nga kemi të aprovuara 35 mijë e 834 zarfe me fletëvotime dhe 14 mijë e 200 zarfe të refuzuara”, ka thënë Elezi.

    Arsyet e mosaprovimit të votave nga diaspora janë si në vijim:

    6 mijë e 309 zarfe janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës.

    4 mijë e 521 zarfe janë dërguar nga persona që nuk kanë arritur të regjistrohen si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së aplikimit sepse nuk kanë dëshmuar kriteret ligjore.

    991 votues kanë dërguar fletëvotime nga dy herë.

    1 mijë e 808 zarfe të dërguara nga votues të paidentifikuar (votim grupor).

    571 zarfe të dërguara nga votues të cilët kanë bashkangjitur dokumente jovalide për identifikim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!