×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ e konfirmon: Kandidati serb për zgjedhjet në veri është tërhequr më 2 dhjetor

    Reporteri
    05 Dhjetor 2022 | 13:14

    Është tërhequr kandidati i vetmë serb për zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut.

    Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

    Elezi theksoi se njoftimin për tërheqje, ai e ka dorëzuar më 2 dhjetor, që sipas tij, është brenda afatit ligjor të vendosur nga KQZ-ja.

    “Mund t’ua konfirmoj se më 2 dhjetor 2022, brenda afatit ligjor të vendosur nga KQZ-ja për tërheqjen e subjekteve politike, kemi pranuar njoftimin për tërheqjen e kandidatit të Iniciativës Qytetare “Srpski Opstanak”, Aleksandar Arsenijevic, nga gara për kryetar komune në Mitrovicën e Veriut. Në arsyetimin me shkrim që kemi pranuar, ai ka tërhequr kandidaturën e tij me vullnet të lirë”, tha Elezi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!