×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ-ja miratoi dizajnin e fletëvotimeve për zgjedhjet e 19 majit

    Reporteri
    03 Maj 2019 | 15:16

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës, të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka.


    Në këtë mbledhje, KQZ mori disa vendime në kuadër të procesit të përgatitjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dizajnin, përmbajtjen dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet që do të mbahen në këto 4 komuna, njofton KQZ-ja përmes një komunikate për media. Në vazhdim të mbledhjes, Kryeshefi Ekzekutiv i SKQZ-së, Enis Halimi njoftoi anëtarët e KQZ-së lidhur me ecurinë e përgatitjes së këtyre zgjedhjeve. Ai bëri të ditur se është vazhduar me përmbushjen e detyrave dhe obligimeve konfom Planit Operacional të miratuar nga KQZ-ja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!