Janë dy parti që po duan zgjedhje në vend pas kalimit të pandemisë.
Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit dhe dhe PDK e Kadri Veselit kanë thënë se sa më herët të shkohet në zgjedhje të reja parlamentare do të jetë më mirë për vendin.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thonë se janë gati të organizojnë zgjedhjet kurdo që i kërkohet, por se nuk mund të japin një përgjigje për aspektet që kanë të bëjnë me shëndetin e qytetarëve.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është institucion i përhershëm kushtetues që detyrë kryesore ka organizimin e zgjedhjeve kurdo që i kërkohet. Sikurse në të kaluarën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të përmbushë detyrat e veta kushtetuese dhe ligjore. Ndërkaq, lidhur me situatën specifike në të cilën ndodhemi për shkak të pandemisë, ne nuk mund të japim një përgjigje për aspektet që kanë të bëjnë me shëndetin e qytetarëve pasi janë institucionet tjera përkatëse dhe profesionale që e kanë fushë të përgjegjësisë së tyre”, ka deklaruar për Reporteri.net Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.