Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se askush s’ka kërkuar që Fatmir Limaj të kthehet në PDK.
Madje, kur u pyet se a do të kthehet Limaj në PDK, Krasniqi dha një përgjigje të prerë, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
Ai tha se kjo çështje nuk ka qenë asnjëherë temë diskutimi brenda partisë pasi, sipas tij, asnjëra palë, as PDK as Limaj, nuk e kanë kërkuar një gjë të tillë.
“Kjo s’është temë fare, për të trajtuar diçka të tillë së par i duhet të ketë kërkesë. As nuk kërkon zotëri Fatmir Limaj të kthehet në PDK, e as PDK’ja me kthy zotëri Limajn. Kjo është e vërteta e shkurt dhe e thjeshtë. Nuk është temë që është diskutu, sepse nuk është as kërkesë e askujt. Tjetër është që dikush mundet me pas interesa të caktuara, dikush tjetër mundet me pas përshtypje të caktuara”, tha Krasniqi në T7.