×
  • Lajme
  • Lajme / Dita ndërkombëtare e personave me aftësi të kufizuar

    Krasniqi: Integrimi i personave me aftësi të kufizuar duke u ofruar mundësi punësimi të jetë objektiv shtetëror prioritar

    Reporteri
    03 Dhjetor 2023 | 14:16

    Integrimi i personave me aftësi të kufizuar duke u ofruar mundësi punësimi, mbështetje financiare dhe infrastrukturore, duhet të jetë objektiv shtetëror prioritar, thotë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

    Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, Krasniqi rithekson nevojën për të shtuar përpjekjet për të hequr pengesat me të cilat përballen këta persona.

    “Sot kur shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, rikujtojmë nevojën për të shtuar përpjekjet për të hequr pengesat me të cilat përballen këta persona. Integrimi i personave me aftësi të kufizuar duke u ofruar mundësi punësimi, mbështetje financiare dhe infrastrukturore, duhet të jetë objektiv shtetëror prioritar”, shkroi ai në Facebook.

    I pari i PDK-së, potencoi se ata kanë nevojë për përkrahje meritore dhe për zbatim të kornizës ligjore që garanton të drejtat e tyre.

    “Është mëse i nevojshëm mobilizimi institucional e shoqëror në përkrahjen për dinjitet, të drejta të barabarta dhe përmirësimin e mirëqenies së personave me aftësi të kufizuara”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!