×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi kritikon Vjosa Osmanin: Kandidatja për presidente u bë pjesë e një shantazhi partiak

    Reporteri
    02 Prill 2021 | 22:45

    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Memli Krasniqi, ka kritikuar qasjen e sotme të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit. Sipas Krasniqit, sonte u pamundësua ngulfatja e demokracisë.


    “Sot u tentua që krejt një proces i tillë të kamuflohet dhe kontrabandohet brenda disa ore duke ushtruar presion dhe shantazh mbi institucionet duke përfshirë edhe Kuvendin e Kosovës”, tha Krasniqi.

    “Nëse sot u parandalua ngulfatja e demokracisë në vend që ishte qëllimi i vazhdueshëm i Albin Kurtit kjo s’do të thotë se do të mund të parandalohet nesër. Ju siguroj se do të përballemi me situata të tilla në vazhdimësi sepse ky është qëllimi i kësaj qeverie”, theksoi ai.

    “Si PDK nuk do të nënshtrohemi ndaj çfarëdo shantazhi ose presioni të kësaj qeverie por do t’i dalim përballë ashtu siç vepruam sonte. Ajo që ne sot duhet të bëjmë si pyetje secili prej nesh, por edhe ata qytetarë që e kanë votu partinë që e qeverisë këtë vend është se si është e mundur që ajo që pretendon të bëhet presidente e vendit, Vjosa Osmani, u bë pjesë e një procesi të tillë shantazhues dhe partiak”, theksoi Krasniqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!