×
  • Lajme
  • Lajme / Zhvillimet e fundit

    Krasniqi pas takimit me ambasadorin britanik: Theksuam rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve

    Reporteri
    02 Shtator 2024 | 16:24

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pas takimit me ambasadorin britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka thënë se kanë zhvilluar diskutim miqësor mbi zhvillimet e fundit në vend, përfshirë këtu zgjedhjet paralamentare.

    Njëherit, Krasniqi është shprehur mirënjohës ndaj mbështetjes së vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar, teksa ka theksuar se forcimi i marrëdhënieve, ka rëndësi të veçantë, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    “Sot, gjatë takimit me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, së bashku me kandidatin tonë për Kryeministër, Bedri Hamza, zhvilluam një diskutim miqësor mbi zhvillimet e fundit politike në vend, për përgatitjet për zgjedhjet parlamentare dhe vizionin tonë për të ardhmen e Kosovës. Ambasadorit Hargreaves i shprehëm mirënjohjen tonë për mbështetjen e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, duke theksuar se forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve tona është me rëndësi të veçantë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

    Lidhur me këtë takim, përmes një postimi, detaje ka dhënë edhe vetë ambasadori britanik, i cili ka shkruar se kanë diskutuar për zhvillimet e fundit dhe planet për zgjedhjet parlamentare.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!