×
  • Lajme
  • Lajme / Dështimi i seancës

    Krasniqi: PDK-ja do të marrë pjesë në çfarëdo takimi për zhbllokimin e situatës

    Reporteri
    11 Maj 2025 | 12:30

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se Albin Kurti po vazhdon të mbajë peng deputetët dhe institucionet e vendit, shkruan Reporteri.net.

    Ai theksoi se kanë kaluar tre muaj nga mbajtja e zgjedhjeve dhe Kosova s’ka as Kuvend e as Qeveri.

    “Kemi fatkeqësi institucionale, po e them kështu figurativisht. Për shkak të tij, kryeneqësisë së tij”, tha Krasniqi referuar kryetarit të VV-së, Albin Kurtit.

    Sipas Krasniqit, Osmani mund të marrë një rol për një takim.

    “Presidentja mund të marrë një rol, të paktën për të organizuar atë tryezë të cilën e kemi hamendësuar edhe ne. I takon asaj që të vendos kur. PDK e dini që në çfarëdo takimi që mund të ndërlidhet me zhbllokimin e situatës, do të marrë pjesë.

    “Çdo iniciativë që ka për qëllim me dalë prej krizës, me dalë prej bllokadës, PDK-ja e mbështet dhe do ta mbështesë”, tha Krasniqi.

    Sot ka dështuar për herë të 14 seanca për konstituimin e Kuvendit.

    VV-ja nuk arriti ta bëjë as në këtë seancë votimin e fshehtë, pasi mori veç 52 vota, derisa partitë tjera nuk propozuan anëtarë të Komisionit dhe rrjedhimisht s’morën pjesë fare në votim.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!