×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Për raundin e parë mund të votohet pafundësisht, deri kur bëhen 80 vota në kufi

    Reporteri
    03 Prill 2021 | 21:55

    Albert Krasniqi nga Demokracia Plus, ka thënë se raundi i parë i votimit për President të Kosovës është i pa kaluar nëse në votim nuk marrim pjesë 80 deputetë.


    “Nuk është konsumuar raundi i parë. Prania fizike është vetëm për të nisur procesi i votimit. Duhet të jenë 80 fletëvotime të paktën në kutinë e votimit – nëse nuk janë raundi i parë duhet të përsëritet edhe një herë”, është shprehur Krasniqi në Klan Kosova.

    “Duhen 80 vota në kuti, përndryshe për raundin e parë mund të votohet pafundësisht”.

    Krasniqi është shprehur se nga kjo situatë mund të dilet më 5 maj, kur është afati i fundit për zgjedhjen e presidentit të ri.

    “Në momentin kur janë deponuar dy kandidatura, aty kanë filluar rrjedhja e afatave për zgjedhjen e presidentit dhe brenda 60 ditëve nëse nuk zgjedhet presidenti, Kuvendi shpërndahet me automatizëm. Në këtë rast nuk vlen 60 ditshi sepse kemi ushtrues detyre të presidentit deri më 5 maj, atëherë Kuvendi shpërndahet në këtë afat dhe shkohet në zgjedhje”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!