Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se ka pritur sot në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.
Krasniqi ka thënë se me Rohden kanë diskutuar për zhvillimet më të fundit politike, qëndrimet e PDK-së dhe rrugën e domosdoshme përpara për tejkalimin e bllokadës politike, në përputhje me aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese.
“E falënderova ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe për zërin e tij të qartë në mbrojtje të demokracisë dhe funksionalitetit institucional.🇽🇰🤝🇩🇪”, ka shkruar Krasniqi.
Nesër do të bëhet përpjekja e 44’të për konstituim./Reporteri.net