Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për punësime familjare.
Teksa ka kujtuar rastin e Adem Grabovcit të partisë së tij, Krasniqi ka thënë se tash VV’ja e Albin Kurtit po del, sipas tij, haptas sa i përket punësimit të familjarëve të pjesëtarëve të saj.
Sipas Krasniqit, 80 për qind të të vendosurve në borde janë familjarë.
“Nëse na keni thënë që neve po na fshehni, ne Grabovcin e kemi dëgjuar, atë e kemi larguar nga të gjithë funksionet. Këta tash po dalin haptas, në borde po e shohim çfarë po bën Rozeta Hajdari, 80 për qind të tyre janë familjarë”, ka deklaruar Krasniqi në Pressing, në T7.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.