×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi thotë se Qeveria e menaxhoi keq pandeminë

    Reporteri
    13 Maj 2020 | 21:34

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se qeveria në detyrë e Kurtit nuk e ka menaxhuar siç duhet pandeminë.


    Ai tha se Kosova është një ndër vendet me më së paku teste në botë kundër koronavirusit.
    “Qeveria nuk e ka menaxhuar sic duhet pandeminë. Kosova është vendi me teste më të vogla në botë përveç dy shteteve të tjera”, është shprehur Krasniqi.

    E suksesin e Kosovës në parandalimin e pandemisë e kanë mjekët, dhe jo qeveria.

    “Falënderone Klinikën Infektive dhe mjekët, jo qeverinë”.

    Tutje, Kasniqi tha se qeveria ka qenë totalisht neglizhente në rritjen e numrit të testeve kundër koronavirusit.

    “Qeveria ka qenë totalisht neglizhentë në rritjen e numrit të testeve”, shtoi Krasniqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!