×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi uron Kurban Bajramin: Në këto ditë mos t’i harrojmë njerëzit në nevojë

    Reporteri
    20 Korrik 2021 | 10:14

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, së bashku me kandidatin e kësaj partie për të parin e Prishtinës, Uran Ismaili, kanë vizituar Bashkësinë Islame të Kosovë me rastin e Kurban Bajramit.


    Krasniqi tha se ndjehet i lumtur që pas një kohe jo të lehtë e gjendje pandemie, sot të gjithë po kanë mundësi që së bashku të takohen e ta urojnë njëri-tjetrin.

    “Në këtë festë dua t’i urojë të gjithë besimtarët, e në këto ditë të mos i harrojmë njerëzit në nevojë e tu gjendemi pran në këto ditë feste”, është shprehur Krasniqi.

    Në vizitë tek Bashkësia Islame ishte edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!