Ministri i Financave Besnik Bislimi ka thënë se edhe gazetarët dhe mediat janë të përfshira në pakon përmes së cilës qeveria do të ndihmojë të prekurit nga kriza ekonomike e shkaktuar nga coronavirusi.
Shoqatat e gazetarëve kanë reaguar duke i kërkuar qeverisë që në pakon e ndihmave shkakui krizës së coronavirusit të përfshihen edhe gazetarët, pasi edhe kompanitë mediale po përballen me probleme financiare, raporton Reporteri.net.
Ato thonë se qeveria nuk i ka përfshirë gazetarët në pakon prej 170 milionë euro.
Por, ministri i Financave Besnik Bislimi, në një intervistë për Euronews Albania, ka thënë se edhe gazetarët janë të përfshirë aty, dhe ka akuzuar partitë politike që po dezinformojnë për këtë.
Sipas tij, gazetarët janë nëpunës dhe mediat janë biznese, dhe si të gjithë nëpunësit dhe të gjitha bizneset që janë prekur nga kriza do të ndihmohen nga ky fond i qeverisë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.