Sot në Kosovë do të vijë Zëvendëskryeministri, njëherit ministri i Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Xavier Bettel.
Ai do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi e ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, shkruan Reporteri.net.
Takimin e parë do ta zhvillojë me Gërvallën.
“Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, pret në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut, z. Xavier Bettel. Datë: 4 shtator 2024 Ora: 12:40”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
Më pas do të takohet me zv.kryeministrin Bislimi, me të cilin do të mbajnë edhe një konferencë për media.
Takimi do të nisë në ora 13:55, ndërsa konferenca në 15:00.
Më pas në ora 15:20 do të takohet me presidenten Osmani.
“Në orën 15:20, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Zëvendëskryeministrin, njëherit edhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë i Luksemburgut, Xavier Bettel”, ka njoftuar Presidenca. /Reporteri.net./.