×
  • Lajme
  • Lajme / Vizita zyrtare

    Kryediplomati turk arrin në Kosovë, pritet nga Gërvalla

    Reporteri
    06 Shtator 2024 | 7:26

    Kryediplomati i Turqisë, Hakan Fidan, ka arritur për vizitë në Kosovë.

    Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla ka bërë të ditur se e ka mirëpritur mbrëmë homologun e saj nga Turqia. Gërvalla tha se me homologun turk do të diskutojnë për sfidat e përbashkëta dhe forcimin e bashkëpunimit strategjik mes dhe , me fokus në integrimet euroatlantike dhe sigurinë rajonale.

    “Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” mirëprita homologun tim turk, Hakan Fidan. Nesër do të diskutojmë për sfidat e përbashkëta dhe forcimin e bashkëpunimit strategjik mes 🇽🇰 dhe 🇹🇷, me fokus në integrimet euroatlantike dhe sigurinë rajonale”, shkroi Gërvalla.

     

    Fidan do të vizitojë Prizrenin dhe Mamushën, ku do të takohet me komunitetin turk. Ai do të vizitojë edhe KFOR’in, komandën e të cilit mision e mban Turqia që nga tetori.

    Vizita e Fidan vjen edhe dy ditë pas arrestimit të kosovarit Liridon Rexhepi në Turqi, si i dyshuar për lidhje me Mossadin në Izrael./Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!