Pasi u bë virale deklarata e zv.kryeministrit Driton Selamanaj se kryeministri Avdullah Hoti e merr bukën në zyrë dhe e lutë për ta ngrënë bashkë, ky i fundit e ka publikuar një foto të Selamanajt duke shërbyer sendviq, shkruan Reporteri.net.
Pas një vizite që kryeministri i ka bërë një bari në Prishtinë, kryeministri e ka publikuar në Facebook një fotografi ku shihet zëvendësi i tij duke e shërbyer sendviq.
“Sot e vizituam një prej bareve të Prishtinës, që është shembull i respektimit të masave kundër #COVID19. Nga sot, kemi filluar të goditemi edhe më shumë nga vala e dytë e pandemisë dhe gastronomia mbetet një prej sektorëve që kërkon shumë më shumë vëmendje, sidomos për shkak të ndikimit që ka në ekonominë e vendit”, ka shkruar Hoti.
Ai u ka bërë thirrje të gjithë gastronomëve që t’i respektojnë në përpikëri masat, sepse një mbyllje tjetër për gastronominë do të linte pasoja shumë të mëdha në ekonominë e vendit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.