Me ironi është kundërpërgjigjur kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç, ndaj akuzave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministres serbe, Ana Bërnbaiç, se Kroacia ia ka ndaluar importin e naftës ruse Serbisë.
Madje, ai bëri shaka se “tani paskam kaluar nga tabloidët në mediat në thojza serioze”, raportuan mediat kroate.
“Tani jam shefi i Ustashëve në Serbi”, u shpreh ai me ironi.
“Së pari, gjithçka që është miratuar në nivel të Bashkimit Evropian është miratuar bashkërisht, Së dyti, Serbia, siç kam thënë disa herë, nuk mund të ulet në dy karrige në këto rrethana. Nuk mund të vijë këtu e të diskutojë për perspektivë evropiane e të pret hapa të mëdhenj, dhe të mos respektojë asnjë sanksion kundër Rusisë”.
“Të gjithë naftën që i nevojitet Serbi përmes tubacionit në detin Adriatik dhe që do të kalojë nëpër Krk, Serbia mund ta merr. Përveç naftës ruse”, tha Andrej Plenkoviç.