×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri Kurti emëron edhe dy zëvendësministra

    Reporteri
    16 Prill 2021 | 16:52

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka emëruar edhe dy zëvendësministra, bëhet fjalë për të Mentor Arifaj, zëvendësministër i Ekonomisë dhe  Blerim Gashani, zëvendësministër i Punëve të Brendshme.


    “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar dy zëvendësministra, të cilëve u ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre. Zëvendësministrat e emëruar janë: Z. Mentor Arifaj, zëvendësministër i Ekonomisë; Z. Blerim Gashani, zëvendësministër i Punëve të Brendshme. Deri më tani, me vendim të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, janë emëruar 21 zëvendësministra”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

    Ndryshe, numri i zëvendësministrave në Qeverinë Kurti 2, ka shkuar në 21.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!