Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti me anë të një postimi në Tëitter ka bërë një kërkesë për qytetarët në Mitrovicën e Veriut.
Kurti ka kërkuar që qytetarët atje të mos bien pre e mediave në Serbi, transmeton Reporteri.net.
“Aksioni i sotëm policor ka përfunduar. I bëj thirrje qytetarëve në komunën veriore të Mitrovicës që të mos bien pre e mediave në Serbi që mbrojnë krimin, korrupsionin dhe kontrabandën dhe duan ta politizojnë dhe etnizojnë atë”, ka shkruar Kurti në postimin e tij.
Today’s police action is completed. I call on the citizens in the northern municipality of Mitrovica not to fall prey to the media in Serbia that defend crime, corruption and smuggling and want to politicize and ethnicize it.
— Albin Kurti (@albinkurti) October 13, 2021
Pak minuta më parë reagoi edhe Zyrtari i Lartë i BE-së, Josep Borrell i cili qortoi Kosovën për aksionin në veri.
“Incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë. Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme. Të gjitha çështjet e hapura duhet të adresohen përmes Dialogut të lehtësuar nga BE. Ne jemi në kontakt me Beogradin dhe Prishtinën”, ka shkruar Borrell në postimin e tij në Twtter./Reporteri.net/