×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri Kurti takon në Davos përfaqësues të kompanisë “Philips”

    Reporteri
    18 Janar 2024 | 20:55

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Davos ka takuar përfaqësues e lartë të kompanisë “Philiphs”.

    “Gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një takim me përfaqësuesit e lartë të “Philips”, Prof. Dr. Marnix van Ginneken dhe Jan-Ëillem Scheijgrond. Qëllimi i këtij takimi ishte të diskutohet për përmirësimin dhe modernizimin e sektorit shëndetësor në Kosovë.”

    Në njoftimin e ZKM’së thuhet se Philips “shprehu gatishmërinë për të ndihmuar në rritjen e produktivitetit të sektorit shëndetësor në Kosovë”.

    Po ashtu në takim është diskutuar për zhvillimin e Sistemit të Informacionit Shëndetësor dhe përdorimin e teknologjive më të reja për ekzaminim të përshtatshëm e zbulimin e hershëm të sëmundjeve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!