×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kryeministri në pritje” reagon për tubimin e djeshëm, ironizon me Kurtin

    Reporteri
    13 Maj 2020 | 17:05

    Kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti ka reaguar për “provat” e qeverisë që dje Vetëvendosje mbajti në sheshin e Prishtinës.


    Hoti ka thënë se Policia e Kosovës ka intervenuar me Njësinë Speciale ndaj disa bujqve në Rahovec, por në anën tjetër, nuk ka reaguar ndaj tubimit të djeshëm, shkruan Reporteri.

    Për këtë Hoti ka thënë se kryeministri në ikje, Albin Kurti nuk e tha asnjë fjalë, ngase me gjasë ishte i zënë duke dërguar letra nëpër botë.

    Postimi i plotë:

    Vikendin e kaluar policia kishte intervenuar ndaj bujqve ne Rahovec qe ishin mbledhur per te siguruar te ardhura per familjet e tyre. Nuk kam reaguar per te mos e politizuar ceshtjen.
    Nderkaq, dje ne Prishtine u mblodhen qindra veta ne shesh dhe asnje reagim nuk kishte nga policia.
    Ministri i Shendetesise, qe menaxhon urgjencen e shendetit publik, nuk e ka tha asnje fjale. Kurse Kryeministri ne ikje ishte sigurisht i zene me dergimin e letrave neper bote.
    Apo ndoshta paradat shteterore per te intimiduar demokracine nuk i nënshtrohen ligjit?!.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!