×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeparlamentari i ri me automatizëm në krye të presidencës, dy opsione për kohëzgjatjen e mandatit

    Reporteri
    17 Mars 2021 | 19:59

    Në momentin që zgjedhet kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës, ai me automatizëm do të duhet ta merr edhe funksionin e ushtruesit të detyrës së Presidentit.


    Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu thotë se kryetari i ri i Kuvendit do të mund ta ushtrojë këtë detyrë deri në gjashtë muaj.

    “Kryetari i ri i Kuvendit nëse nuk ka president e merr detyrën e presidentit deri në gjashtë muaj… Kryekuvendari i ri nuk e vazhdon detyrën e ushtrueses, por e merr mandatin deri në gjashtë muaj nëse nuk zgjedhet presidenti i ri”, deklaroi Kadri Kryeziu për RTV Dukagjinin.

    Por, ndryshe mendon Genc Nimoni nga Organizata Çohu. Sipas tij kryetari i ri i Kuvendit mund ta ushtrojë këtë detyrë më së largu deri në 5 maj, ndryshe vendi shkon në zgjedhje.

    “Brenda këtyre gjashte muajve sa ushtrues detyre i presidentit është kryetari i Kuvendit, vendi duhet ta zgjedh presidentin e ri. Bazuar në Kushtetutën e Kosovës ne deri në 5 maj duhet ta kemi presidentin e ri”, deklaroi Nimoni, përcjell Telegrafi.

    Vjosa Osmanit mandati i ushtrueses së detyrës së presidentes i skadon me 5 maj, teksa me 22 mars është thirrur mbledhje konstituese e Kuvendit.

    Nëse në këtë datë zgjedhet kryetari i Kuvendit ai me automatizëm do ta merr edhe detyrën e ushtruesit të presidentit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!