×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i Junikut: Në këtë kohë Kosovës i duhet një qeveri e unitetit

    Reporteri
    28 Nëntor 2019 | 16:44

    Këshilli Qendror i Zgjedhjeve gjatë ditës së djeshme ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.


    Në këto zgjedhje, parti e parë doli Lëvizja Vetëvendosje ndërsa si parti e dytë, LDK.

    Gjatë periudhës së numërimit e rinumërimit të votave, këto dy parti kanë zhvilluar takime të grupeve punuese ndërsa javën e kaluar lideri i LVV-së, Albin Kurti ishte takuar me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.

    Ata ishin dakorduar që pas certifikimit të rezultateve nga KQZ, do ta formonin qeverinë.
    Për këtë çështje, kryetari i Junikut, Agron Kuçi ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook.

    Kuçi, thotë se me themelimin e Qeverisë Kurti, Kosova do t’ia dalë në proceset e mëdha politike.

    Sipas tij, përpos LDK-së që është e përfshirë në formimin e qeverisë, ai pret që koalicionit t’i bashkangjitet edhe PDK e AAK.

    Shkrimi i plotë:

    Të përballur padrejtësisht me presion ndërkombëtar, të izoluar nga vendet e Bashkimit Europian pas aplikimit të taksës doganore ndaj Serbisë, të sfiduar nga Gjykata Speciale diskriminuese, nergut për shqiptarët, të gjendur në geto si vetmi vend në europë pa liberalizim të vizave për qytetaret tonë dhe në pamundësi të integrimit në BE dhe në organizatat tjera europiane dhe botërore edhe 20 vite pas luftës për liri e pavarësi. Të kushtëzuar nga bisedimet dhe dialogu i imponuar me Serbinë, lidhur me sovranitetin dhe integritetin tonë shtetëror, me ngërqet e mëdha në fushat themelore: ekonomike, politike, sociale, kulturore edhe 11 vite pas shpalljes së Pavarësisë Ahtisariane, përballë ikjes masive të rinisë dhe energjisë sonë vitale, sot Albin Kurti, ka rastin unik dhe mundësiin historike si fitues i zgjedhjeve te 6 Tetorit, të formoj QEVERI UNITETI të përbërë nga VV, LDK, PDK dhe AAK, me premisën e vetme që vendi ynë-Kosova t’ia del sukseshem në proceset e mëdha e të vështira që na presin.
    Formimi i një Qeverie Uniteti, është veprim demokratik, që garanton zgjidhje të çështjeve të theksuara dhe e faktorizon Kosovën në skenën ndërkombëtare , ndërkohë e rritë përgjegjshmërinë e PDK dhe AAK, sforcon partinë fituese VV si dhe LDK dhe si përfundim fuqizon jashtëzakonisht Albin Kurtin si Lider të një Epoke të Re.
    Kujtojmë se aktualisht, VV dhe LDK janë duke e mbajtur një takim në Kuvendin e Kosovës për të diskutuar rreth formimit të qeverisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!