×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i ri i LDK-së do të jetë i përkohshëm, mandati i tij vetëm deri në vitin 2023

    Reporteri
    19 Shkurt 2021 | 13:12

    Lidhja Demokratike e Kosovës, pas paralajmërimit të dorëheqjes së Kryetarit të saj Isa Mustafa, po i kryen përgatitjet për Kuvendin, në të cilin do të zgjedh kryetarin e ri të saj.


    Nga kjo parti kanë njoftuar se  kryetari i ri i partisë do të zgjidhet për një periudhë kohore jo më të gjatë se dy vite, përkatësisht deri në vitin 2023, shkruan Reporteri.net.

    “Mandati i kryetarit të ri do të zgjasë deri në përfundimin e mandatit të Kuvendit të LDK-së, përkatësisht deri në gusht të vitit 2023”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

    Aty po ashtu bëhet e ditur se konsultat nëpër degë, me anëtarësinë dhe me strukturat e LDK-së për kandidaturat për kryetar do të zhvillohen deri në fund të këtij muaji.

    “Propozimet mund t’i përcillen Sekretarit të LDK-së, për Komisionin Kandidues.

    Procesi i propozimeve, të cilat i përcillen Kuvendit është i hapur dhe pa asnjë ndërhyrje nga organet e LDK-së.

    Kuvendi do të vendosë, duke respektuar në tërësi dispozitat e Statutit të LDK-së”, thekson njoftimi.

    Kujtojmë se, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka dhënë dorëheqjen nga posti, një ditë pas zgjedhjeve parlamentare, ku partia e tij doli në vendin e tretë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!