×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i Vitisë në zi, i vdes nëna

    Reporteri
    09 Shtator 2021 | 9:12

    Kreu i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka bërë të ditur se mbrëmë ka ndërruar jetë nëna e tij.


    Ai ka bërë të ditur se nëna e tij ishte e smurë nga një sëmundje e rëndë.

    “Lamtumirë e shtrenjta NËNË! Me zemër të thyer ju njoftoj se, pas një sëmundje të gjatë, mbrëmë shkoi në amshim nëna jonë, Shefkide Haliti. Ikja e saj na pikëlloi së tepërmi, sepse e kishim shtyllë të shtëpisë. Ajo na rriti e na mësoi si të jetojmë me nderë e inetegritet”, ka shkruar ai.

    ‘Kujdesi, dashuria, këshillat dhe fjalët e saj magjike do të na ndriçojnë rrugën ndër breza. Të afërm, miqë e bashkëqytetarë, ju njoftojmë se ceremonia e varrimit, do të bëhet vetëm nga familjarët, për shkak të masave mbrojtëse nga Pandemia. Poashtu, pritje nuk do të ketë, prandaj jemi të detyruar që ngushëllimet t’i pranojmë vetëm nga distanca”, tha Haliti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!