×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeziu i VV-së: Takimi i 4 shtatorit në Washington ishte historik për arsye të gabuara

    Reporteri
    05 Dhjetor 2020 | 16:19

    Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu, ka thënë se takimi i 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë, mes delegacioneve të Kosovës dhe asaj të Serbisë, u paraqit historik për arsye të gabuara.


    “Kanë kaluar tre muaj që nga takimi dhe zotimet e ëashingtonit. Pavarësisht përpjekjeve industriale që kjo ngjarje të paraqitet si historike për nga arritja, nuk u desh të kalojë shumë kohë për t’u bërë e qartë se ky takim në fakt ishte historik për arsye krejt të gabuara. Të ekzaltuar nga ekskurzioni historik në Shtëpinë e Bardhë, delegacioni kosovar u bë shkak e hisedar për një kapitull të ri të historisë së Serbisë në Shtëpinë e Bardhë”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

    Sipas tij edhe 90 ditë pas kësaj marrëveshje nuk është duke u folur për investimet miliardëshe të cilar janë arritur në Uashington.

    “Përball lëshimeve e kompromiseve të mëdha të 4 shtatorit në dëm e kurriz të vendit, qeveria jolegjitime provonte të arsyetohej me premtimet për investime miliardëshe që kinse do ta transformonin ekonominë e vendit dhe njohjen nga shteti i Izraelit. Që atëherë e 90 ditë pas, çdo ditë e më pak flitet për këto investime, që herë thuhej që ishin miliardëshe e herë milionëshe, kurse ende nuk ka njoftim zyrtar për njohjen nga Izraeli”, ka shkruar më tutje ai.

    Të gjitha këto Kryeziu i ka cilësuar si dështim diplomatik të Qeverisë së Kosovës.

    “Meqë këto zotime të njëanshme të Hotit ishin të dëmshme për vendin pavarësisht premtimeve për investime e njohjes nga Izraeli, atëherë çka janë pa ato pos se një dëm politik e dështim diplomatik i Qeverisë së Republikës së Kosovës, sipas së cilës Kosova dha gati krejt çka pati, krejt çka iu kërkua e nuk morri asgjë çka duhej. E megjithatë, 4 shtatori na konfirmoi edhe një herë paaftësinë e këtij klubi të stërvjetëruar politik për ta mbrojtur dhe avancuar Republikën”, ka shkruar ndër të tjera ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!