×
  • Lajme
  • Lajme

    Ku është Teuta Rugova, komunikimin e fundit me publikun e bëri në 2017 përmes Facebook-ut

    Reporteri
    19 Qershor 2019 | 13:18

    Deputetja e LDK-së dhe e bija e ish-Presidentit Ibrahim Rugova, ka kohë që nuk është parë në publik.


    Rugova që nga zgjedhja e saj deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, njihet për pasivitet në Kuvendin e Kosovës.

    Por tash e sa kohë nuk po merr pjesë fare në këto seanca.

    Ajo nuk po merr pjesë as në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë që është edhe anëtare.

    Koordinatori i këtij Komisioni, Haxhi Xhemajli në një përgjigje për Express ka thënë se deputetja Rugova ka marrë pjesë një herë apo dy në mbledhje dhe nuk merr pjesë më fare.

    Komunikimin e fundit me publikun Teuta Rugova e ka bërë përmes facebookut në datën 21 korrik 2017, do të thotë para dy vjetëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!