×
  • Lajme
  • Lajme

    Kufizimet në dalje për qytetarët mbi 65-vjeç, këto janë reagimet e të moshuarve

    Reporteri
    01 Nëntor 2020 | 7:57

    Çdo qytetar mbi moshën 65 vjeçare mund të dalë jashtë shtëpisë vetëm shtatë orë në ditë – katër paradite dhe tri të tjera pasdite. Kjo është një nga masat e reja në vend në kuadër të liftës kundërpërhapjes së Covid-19.


    Ky kufizim i lëvizjes së tyre po bëhet me qëllim për ta ruajtur këtë grupmoshë që është më e rrezikuar nga COVID-19.

    Vetë të moshuarve ky vendim po iu duket i mirëseardhur, pasi thonë se periudha kohore kur nuk kanë kufizim të lëvizjes është e mjaftueshme për t’i kryer obligimet e tyre.

    Veçse dikujt tjetër masat e reja nuk po i duken të arsyeshme. Aq më tepër kur bëhet fjalë për ekonominë, raporton klankosova.

    Ndërkaq nga Shoqata e Gastronomëve ende nuk kanë ndonjë qëndrim sa i përket kufizimeve që i janë vendosur kësaj veprimtarie.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!