Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se Kosova dhe populli i saj janë mirënjohëse për mbështetjen e Arabisë Saudite ndër vite.
Këtë ai e tha gjatë një takimi në Kryeministri me imamin e Qabesë, Bandar Baleela, që po qëndron për vizitë në Kosovë.
“Duke diskutuar rreth marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite, u theksua se raportet dypalëshe po zhvillohet gjithnjë e më shumë. Kryeministri shprehu mirënjohjen e tij dhe popullit të Kosovës për mbështetjen e Arabisë Saudite dhe popullit të Arabisë Saudite ndaj Kosovës në periudhat më të vështira të saj dhe theksoi përkushtim për të afruar më shumë popujt përmes bashkëpunimit në fushat e turizmit, arsimit, ekonomisë dhe kulturës”, thuhet në njoftim të Zyrës së Kryeministrit./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.