×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: 52 herë në vit takoj ambasadorin amerikan, marrëdhëniet tona s’kanë qenë kurrë më të mira

    Reporteri
    18 Nëntor 2021 | 13:23

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e Kuvendit ka folur për projektin e tubacionit të gazit i mbsëhtetur nga MCC.

    Kurti ka thënë se granti për këtë projekt nuk është humbur, por është shfrytëzuar për projekte të tjera, shkruan Reporteri.net.

    “Granti nuk është ndarë dhe as që ka qenë në rrezik të humbet, Ne kemi vendosur që grantin ta shfrytëzojmë për projekte të tjera”, u shpreh Kurti.

    Ai tha se marrëdhëniet me SHBA-të, asnjëherë nuk janë ftohur, por janë më të forta se kurrë.

    “Unë së paku një herë në javë takoj ambasadorin amerikan, që i bie 52 herë në vit. Nuk qëndron parteneriteti dhe aleanca jonë e varur në pe. Ju lus të keni më shumë besim në këtë aleancë”, u shpreh Kurti.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!