×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti bën homazhe në Zhazhë e viziton Kompleksin e Kullave të Isa Boletinit: Këtu u bë historia e u lartësuan shqiptarët

    Reporteri
    29 Prill 2025 | 12:38

    Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,  ka bërë homazhe sot në Zhazhë në kujtim dhe nderim të civilëve shqiptarë të vrarë në masakrën e Zhazhës.

    26 vjet më parë forcat policore ekzekutuan civilë shqiptarë të pambrojtur dhe të paarmatosur, në mesin e tyre edhe një të mitur, Fidan Pecin, i cili ishte vetëm 16 vjeç. Kryeministri Kurti dhe ministri Peci, të shoqëruar edhe nga deputetë të Kuvendit, vendosën lule të freskëta te lapidari i ngritur në nderim të viktimave civile dhe katër dëshmorëve të kësaj zone, të rënë në luftën çlirimtare.

    Pas homazheve në Zhazhë, ata vazhduan për në fshatin Boletin në Komunën e Zveçanit, ku vizituan Kompleksin e Kullave të Isa Boletinit dhe vendosën lule të freskëta mbi varrin e heroit Isa Boletini.

    Kryeministria në njoftim thotë se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nisur dy programe për këtë kompleks të rëndësishëm për popullin shqiptar, kurimin profesional të ekspozitës së përhershme muzeore dhe funksionalizimin e tij përmes menaxhimit e aktiviteteve të rregullta.

    Në librin e përshtypjeve, kryeministri Kurti shkroi: Në Kullat e Isa Boletinit u mësua dhe u mbrojt historia e shqiptarëve por edhe tek ato u bë historia e u lartësuan shqiptarët. Çdo brez duhet të rikthehet këtu që të mësojë, e të mbrojë e të bëjë, që të ecë përpara. Lavdi Isa Boletinit dhe luftëtarëve të tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!