×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti bën thirrje për kujdes: Jemi shumë afër fitores

    Reporteri
    14 Maj 2020 | 17:17

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia ka vizituar sot Klinikën Infektive të Kosovës.


    Gjatë kësaj vizite, Kurti ka thënë se është bërë punë e madhe nga mjekët e Infektivës gjatë betejës me pandeminë.

    Gjatë kësaj vizite kryeministri Kurti ka thënë se “nuk ka dyshim për punën e madhe e të mirë që kanë bërë infermierët e mjekët tanë kundër virusit Corona”.

    Kur sot flasim më të relaksuar për virusin, ka theksuar ai, duhet të kuptojmë që kjo është e mundur edhe e sidomos falë këtij reparti.

    “Numrin e stafit mjekësor në përgjithësi e kemi shumë herë më të vogël se vendet e tjera, por jemi prej vendeve që po e përballon më së miri këtë pandemi, kjo thuhet edhe nga analizat e matjet e shumë ekspertëve botëror.
    Ftojmë qytetarët që të respektojnë masat e ministrisë dhe t’i dëgjojnë këshillat e ekspertëve shëndetësor. Jemi shumë afër fitores kundër këtij virusi, mos të humbasim në fund, nga relaksimi e pakujdesia. Prandaj: qëndroni në shtëpi, qëndroni në distancë e qëndroni të pastër”, ka porositur Kryeministri Kurti.

    Ministri Vitia, gjithashtu ka përgëzuar stafin e Klinikës Infektive për punën që po bëjnë dhe vullnetarët për kontributin e tyre, duke i siguruar se MSh do të mbështes që ata të jenë të mbrojtur gjatë punës së tyre në trajtimin e të prekurve nga Covid-19.

    Momentalisht janë 11 të shtruar në këtë Klinikë ku dy prej tyre janë në gjendje më kritike, kurse 3 të tjerë priten të lirohen.

    https://www.facebook.com/597689407055317/photos/a.597758140381777/1663415330482714/?type=3

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!