×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti dhe Çuçi flasin për marrëveshjet që do të nënshkruhen në mbledhjen Kosovë-Shqipëri

    Reporteri
    19 Nëntor 2021 | 22:12

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla pritën në takim ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë, Bledar Çuçi dhe ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

    Sipas një komunikate, gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm në mes dy vendeve tona, me theks në fushën e sigurisë.

    Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë, Çuçi u shpreh se bashkëpunimi dhe komunikimi në mes dy ministrive përkatëse mund të merret si shembull dhe model i bashkëpunimit ndërinstitucional në mes Kosovës dhe Shqipërisë.

    Në këtë takim të sotëm, që u mbajt një javë para mbledhjes së shtatë të përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, e cila do të mbahet me 26 nëntor, u bisedua edhe për marrëveshjet e deritanishme në mes dy vendeve tona dhe ato potenciale të reja në fushën e sigurisë.

    Kryeministri Kurti dhe ministri Sveçla u shprehën vullnetplotë për intesifikimin dhe fuqizimin e marrëdhënieve në mes dy shteteve në fushën e sigurisë, si fushë e interesit të përbashkët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!