×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti dhe Osmani e vizituan në ditëlindjen e djalit, nëna Ferdonije: Ma lehtësuan sadopak mungesën e dhimbjen

    Reporteri
    18 Shkurt 2021 | 10:21

    Aktivitetet e ditës së djeshme në 13 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, u.d së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i përmbyllën me një vizitë që patën tek nëna Ferdonije Qerkezi në Gjakovë.


    Gjatë vizitës nëna Ferdonije foli me ta lidhur me familjarët e saj të zhdukur, burrin e djemtë që s’i takoi më që nga lufta e vitit 1999 kur forcat serbe i dëbuan ata nga shtëpia.

    Por pikërisht më 17 shkurt është edhe ditëlindja e djalit të saj Artanit.

    Pas vizitës që pati nga Osmani dhe Kurti ajo u shpreh se sado pak këta të fundit ia lehtësuan mungesën dhe dhimbjen për të.

     Postimi i plotë:

    Artan, i bukuri i abës

    bashkë me ty edhe

    Kosova ka datëlindjen!

    Ata që më vizituan sot,

    Ma lehtësuan sadopak

    mungesën tuaj dhe dhimbjen!.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!