×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Do të fillojmë vetingun në Drejtësi, Polici e AKI

    Reporteri
    22 Mars 2021 | 17:51

    Albin Kurti, në cilësinë e kandidatit për kryeministër, në ekspozenë e tij para deputetëve të Kuvendit, para se të marr votën për të drejtuar qeverinë, ka thënë se prioritet i punës së tij do të jetë vetingu në Drejtësi, Polici e AKI.


    Kurti, ka thënë se puna e vetingut do të fillojë aty ku ka mbetur qershorin e vitit të kaluar, kohë kur qeveria e tij e parë u detyrua të largohet pas shkarkimit në Kuvend.

    Duke folur shkurt për këtë temë Kurti, ka thënë se ky veting i cili do të pastrojë këto institucione nga njerëzit jo meritor, do të jetë i drejtë dhe nuk do të jetë diskriminues për askënd.

    Kurti është nominuar për kryeministër të vendit, pas partia e tij në zgjedhjet e fundit fitoi mbi 50% të votave të qytetarëve të Kosovës. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!