Kryeministri Albin Kurti ka folur lidhur me liberalizimin e vizave në programin e tij qeverisës.
Ai ka thënë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kërkesat për liberalizimin e vizave.
Kurti shtoi se imazhi i Kosovës nuk është i mirë, pasi kjo sipas tij ka ndodhur për shkak të qeverisjeve të kaluara, e jo për shkak të popullit apo të vendit.
“Liberalizimi vizave përmendet dy herë sepse është çështje e dyzuar sepse i kemi plotësuar kriteret dhe nuk i kemi dhe ky vjen për shkak të imazhit të vendit tonë pa konfiskime të pasurisë. Prandaj, në programin tonë liberalizmi përmendet dy herë në dy kontekste dhe kjo është e para dhe ne duhet ta ndryshojmë imazhin e vendit tonë në mënyrë që të avancojmë si shtet.”, tha Kurti.
“Duhet ta pranojmë që imazhi i vendit tonë nuk është i mirë jo për shkak të popullit por për shkak të keqqeverisjes. Populliste janë ekstremi i djathtë që e konsideron popullin tërësi organike dhe nga pikëpamja jonë nuk është tërësi organike, ideja e popullizmit është lidhja e shkurtër ne popullin dhe unë nuk shoh lidhje të shkurtër dhe synimi është që ta zgjerojë klasën e mesme”, shtoi Kurti.