×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti e Mustafa takohen në ora 16:00, flasin për formimin e qeverisë

    Reporteri
    28 Nëntor 2019 | 13:33

    Liderët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të takohen sot për të diskutuar për formimin e qeverisë së re.


    Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka konfirmuar për Reporteri.net mbajtjen e takimit.

    “Po sot ne ora 16:00”, ka thënë Manxhuka për Reporteri.net duke mos dhënë detaje më të hollësishme.

    Krerët e këtyre dy partive për çështje të nivelit politik, për të cilat nuk ishin dakorduar grupet punuese.

    Në takimin e fundit që kishin pasur Isa Mustafa dhe Albin Kurti kishin deklaruar se pas certifikimit të rezultateve, brenda një afati prej 72 orësh do të takohen për të diskutuar rreth arritjes së një koalicioni, meqenëse diskutimet në nivel ekspertësh kanë përfunduar.

    Ky takim në mes të LVV-së dhe LDK-së vjen një ditë pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror Zgjedhor. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!