Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se një lloj sulmi të jashtëm e kishte Qeveria e tij, përpos opozitës e presidentit.
“Në njërën anë opozita e presidenti, e në anën tjetër kishim organizimin e një marreveshje të gatshme Kosovë-Serbi, ku e kishin futur ndërmjetësues edhe Grenellin në menyrë që përgatijet tona për dialog, t’i zëvendësonin me një festë pas marrëveshjes së gatshme. U krijua një lloj sulmi i jashtëm mbi qeverinë demokratike të Kosovës’’, ka thënë ai sonte në TVSH.
Për Grenellin, thotë se ka një karakter ndryshe nga diplomatët tjerë.
‘’Ka një karakter tjetër fare, cfarë nuk kemi parë tek diplomatët tjerë. Ndonëse qasja ime ishte konstruktive, nuk u kurorëzua me sukses’’, ka shtuar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.