×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti e thotë sërish: Taksën e zëvendësojmë me reciprocitet, qeveria ime nuk gabon

    Reporteri
    26 Shkurt 2020 | 12:37

    Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se reciprociteti i plotë me Serbinë do të bëhet porsa të elaborohet nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik. Këto komente, Kurti i ka bërë pas hapjes së ekspozitës “Kujtesa e Kosovës, portrete të Adem Demaçit në pikturë dhe fotografi”.


    Për këtë, Kurti i ka lutur mediat që mos të nguten në këtë drejtim, pasi siç ka thënë ai qeverisja e tij nuk bënë gabime.

    “Tarifa do të zëvendësohet me reciprocitet. Mos u ngutni sepse duhet fillimisht do ta bëjmë elaborimin e reciprocitetit dhe porsa ta kemi këtë se e ka marrë Ministria e Zhvillimi Ekonomik, e më pastaj do ta zëvendësojmë tarifën 100 për qind. Por ne nuk bëjmë gabime, shkojmë drejt, mbarë dhe në rrugën tonë të mirë”, ka thënë Kurti.

    Ndërkaq, sa i përket projektbuxhetit për vitin 2020, Kurti ka thënë se kjo do të bëhet në gjatë muajit mars dhe menjëherë do të dërgohet për në Kuvend.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!