×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti emëron edhe një këshilltar politik

    Reporteri
    25 Shkurt 2020 | 16:10

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar të plotësojë kabinetin e tij dhe të martën, ka emëruar Erzen Vraniqin, këshilltar politik, ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit.


    Kryeministri Albin Kurti, z. Vraniqi i ka uruar punë të mbarë në detyrën e re, duke shtuar se përvoja e tij politike dhe angazhimi tejet profesional i deritanishëm do të jenë të rëndësishme në rrugëtimin e përbashkët politik”, thuhet në njoftim.

    Ndryshe Vraniqi është pjesë e Lëvizjes Vetëvendose prej një kohe të gjatë dhe prej kohësh merrej me Zyrën për Media dhe informimin nga VV-ja.

    Më herët, kryeministri Kurti ka angazhuar si këshilltarë edhe Luan Dalipin (shef i kabinetit), Durim Berishën, Aziz Bicin dhe amerikanin Tienmu Ma./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!