×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti flet me ambasadorët e Quintit për situatën politike ‘gjersa pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese’

    Reporteri
    22 Maj 2020 | 19:24

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.


    Në këtë takim, Kurti i ka njoftuar ambasadorët mbi gjendjen aktuale në Kosovë në menaxhimin dhe parandalimin e COVID-19 dhe vendimet e fundit për lehtësim gradual të masave.

    Palët kanë diskutuar edhe për situatën politike aktuale në vend, derisa subjektet politike janë në pritje të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese mbi dekretin e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për kandidatin e LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti.
    Ambasadorët e QUINT-it dhe shefja e BE-së në Kosovë kanë shprehur nevojën për stabilitet dhe demokraci në Kosovë.

    Ky është njoftimi i plotë i ZKM-së:

    Sot, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Financave dhe Transfereve, z. Besnik Bislimi, pritën në takim ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, përkatësisht ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Philip Kosnett, ambasadorin e Gjermanisë, z. Christian Heldt, ambasadoren e Francës, znj. Marie-Christine Butel, ambasadorin e Britanisë së Madhe, z. Nicholas Abbott, ambasadorin e Italisë, z. Nicola Orlando, dhe shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, znj. Nataliya Apostolova.

    Së pari, Kryeministri në detyrë i njoftoi ambasadorët mbi gjendjen aktuale në menaxhimin dhe parandalimin e COVID-19 si dhe mbi vendimet e fundit për lehtësimin gradual të masave. Këto vendime kanë për qëllim rihapjen e ekonomisë, e cila sikurse shëndeti publik është rrezikuar e dëmtuar nga pandemia.

    Palët diskutuan për situatën aktuale politike në Kosovë, gjersa presim aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Ambasadorët shprehën nevojën për stabilitet dhe demokraci në vend.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!