×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti flet për 100 ditët e qeverisë: Nga 3 shkurti filluam ckapjen e shtetit nga shpërdorimi e zhvatja

    Reporteri
    13 Maj 2020 | 14:28

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ndërsa ka folur për 100 ditëshin e tij ka thënë që nga marrja e detyrës më 3 shkurt, qeveria nën drejtimin e tij ka nisur luftimin e korrupsionit dhe çkapjen e shtetit nga shpërdorimi e zhvatja.


    Ai tha se kanë marrë një sërë veprimesh që kishte të ndalonin humbjen e parasë publike, ku përmendi uljen e pagave për qeverinë, pa prekur gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe zbritjen e privilegjeve.

    Ndërsa përmendi shkarkimet e bordeve të ndërmarrjeve publike, tha se nuk janë hakmarrje ndaj ndokujt por veprim për të ndalë abuzimin me paranë publike, shkruan Reporteri.net.

    Ai tha se qeveria e re filloi intervenimin e shpejtë për të ndalë humbje të mëdha të parasë publike dhe fillimin e ndërtimit të një shteti të bazuara në vlera.

    Kurti tha se janë marrë 92 vendime nga qeveria dhe ai si kryeministër, pa përmendur dhjetëra vendime të së cilës ministri.

    Ai tha se nga qeveritë e kaluara shteti e paraja publike shiheshin si plaçkë, dhe në këtë drejtim tha se duhet të shihet zvogëlimi i kabinetit qeveritar. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!