Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është treguar i ashpër në pyetjen e deputetes së AAK-së, Time Kadrijaj rreth shpronësimeve.
Kurti ka thënë se Qeveria e tij nuk ka problem më shpronësime, ka problem më keqpërdorimet që janë bërë nga Qeveritë e kaluara në emër të shpronësimeve.
“184 milionë euro i kemi gjetur borxhe për shpronësime më të ardhur në Qeveri. Ju shumë mirë e dini se si disa kanë blerë qindra hektar tokë duke paguar shumë pak pasi për ta ka paguar shteti. Ne se kemi asnjë problem më shpronësimet si projekt, por kemi problem me plaçkitjet që janë bërë më herët në emër të shpronësimeve dhe ne s’do të lejojmë që të na dyfishohen vlerat sikur juve”, tha Kurti në Kuvend.
Seanca e Kuvendit të Kosovës është duke vazhduar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.